Irak, largohet ministri i akuzuar per korrupsion

25/05/2009 18:05

Kryeministri iraken Nouri Al Maliki ka pranuar doreheqjen e ministrit te Tregtise, i perfshire ne nje ceshtje korrupsioni.

Abdul Falah Sudani ka mohuar perfshirjen e tij dhe te ministrise se tij ne kete afere, por doreheqja e tij me 14 maj u pranua pas nje seri pyetjesh nga anetaret e Parlamentit.

Hetuesit irakene kane hedhur akuza per marrje rryshfeti ne shkembim te dhenies se kontratave te lidhura me importin e ushqimeve.

Akuzat ne fjale kane cuar ne arrestimin e vellait te ministrit. Ministria e Tregtise ne Irak eshte e ngarkuar me detyren e menaxhimit te programit qe kap nje vlere prej miliona dollaresh.

Top Channel