Ekonomi qe prodhon papunesi

23/05/2009 16:20

Edhe pse Shqiperia eshte nje nga vendet me rritjen me te larte ekonomike ne rajon, te dhenat zyrtare tregojne se zhvillimi i ekonomise nuk eshte shoqeruar me krijimin e vendeve te reja te punes.

Sipas Fondit Monetar Nderkombetar, qe nga viti 2001 ekonomia shqiptare eshte rritur ne total me 47.1 per qind ne terma reale, duke e cuar Produktin e Brendshem Bruto ne rreth 13 miliarde dollare ne vitin 2008.

Por te dhenat zyrtare nga Instituti Kombetar i Statistikave tregojne se paradoksalisht kjo rritje e kenaqshme e ekonomise ka mundur te hape vetem 54 mije vende te reja pune ne 8 vjet, ose vetem 5.8 per qind me shume.

Por edhe keto nuk jane vende te mirefillta pune, te cilat kane ardhur si pasoje e rritjes se biznesit. Sipals INSTAT, 40 nga 54 mije vendet e reja te punes qe jane krijuar qe nga viti 2001 i perkasin sektorit bujqesor, pasi qeveria i regjistron fermeret si te punesuar.

Vendet e punes te hapura mirefilltazi nga biznesi jane ne tete vjet vetem 30 mije te tilla. Ekonomiset e njohin kete situate me termin rritje ekonomike qe prodhon papunesi, e cila sipas FMN ndeshet ne disa vende te Europes qendrore dhe asaj lindore.

“Rritja me keto ritme, e pabazuar dhe e pashoqeruar me ritme te puneismit nuk eshte afatgjate. Per shkak te mosshperndarjes se mireqenies ne te njejten menyre, te pasurit behen me te pasur dhe te varferit me te varfer”, deklaron eksperti Gjergji Filipi.

Top Channel