Bosch: Policia, standart te njejte ne gjithe vendin

22/05/2009 14:55

Ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch i ka bere thirrje policise te garantoje zgjedhjet e 28 qershorit me standart te njellojte ne te gjithe vendin.

“Dua te theksoj rendesine e standarteve te njejta ne te gjithe vendin. Pra sic veprohet ne Tirane, gjithashtu te ndiqen edhe standartet ne Fier, Shkoder dhe gjetke”, u shpreh Bosch.

Por pervec apelit per zgjedhjet shefi i OSBE-se, i kerkoi policise te mos lere menjane luften ndaj te gjitha llojeve te kriminalitetit.

“Megjithese eshte e qarte se zgjedhjet e ardhshme jane nje prove kyce per Shqiperine ne kete kohe, ne duhet te garantojme qe puna e zakonshme e policise duhet te vazhdoje. Ne vecanti te mos harrohet puna kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe lufta kunder kultivimit te droges”, theksoi Bosch.

Gjate nje takimi me efektive te policise se Tiranes, drejtori i pergjithshem Ahmet Prenci tha se pervec trajnimit te 3000 policeve qe do te sigurojne zgjedhjet, brenda ketij muaji do te perfundoje trajnimi edhe per 5000 te tjere.

Top Channel