Qindra te verber lidhen me litare para Kryeministrise

21/05/2009 14:25

Te lidhur me litar me njeri-tjetrin te verbrit kane protestuar prane Kryeministrise rreth ores 7:30 duke penguar futjen e punonjesve ne godine ne menyre qe kryeministri Berisha t’i takonte per te degjuar kerkesat e tyre.

Protesta ka nisur paqesore madje dhe forcat e rendit nuk kane nderhyre t’i ndalonin te protestonin, por nje punonjes i Kryeministrise qe tentoi te futej ka krijuar nje incident duke perdorur dhune ndaj tyre.

Tre kerkesat kryesore te te verberve jane rritje e pageses, perjashtim nga taksat si dhe mundesi per strehim.

Zbatimi i ligjit per te verberit ka te beje per perjashtimin e tyre nga taksa.

Te verberit kane pasur edhe nje takim ne Ministrine e Punes, por nuk kane pergjigje pozitive ndaj kerkojne me cdo kusht takim me kryeministrin.

“Pretendimi i ngritur prej tyre se menyra e trajtimit nuk ka ndryshuar, nuk qendron. Sot te verberit marrin 8700 leke ne muaj dhe kemi nisur procedurat qe kjo pagese te shkoje 9800”, thote zedhenesja e Ministrise se Punes, Alma Lahe.


Serish protesta te premten

Te verberit vazhdojne te qendrojne para hyrjes se Kryeministrise duke pritur qe te realizohet takimi me kryeministrin.

Nese ata nuk do te mund ta takojne zotin Berisha presidenti i shoqates se te verberve tha se kjo proteste do te perseritet edhe diten e premte.

Nese nuk do te kete serish asnje reagim atehere ata do te vendosin te futen ne greve urie.

Top Channel