Para gjykates terroristet e Nju Jorkut

21/05/2009 23:05

Tre prej 4 te dyshuarve qe u arrestuan ne Nju Jork per komplot terrorist dolen para nje gjykatesi.

Sic raportojne mediat amerikane, ata thane se kishin deshiruar qe te kishin si objektiv Organizaten Boterore te Tregtise, nese ajo do te ishte ende me kembe.

E ne vend te kullave, kishin zgjedhur te vinin eksploziv prane dy sinagogave ne Nju Jork.

Kater te dyshuarit, Xhejms Kromiti 55 vjec, Devid Uilliams 28, Onta Uilliams 32 dhe Lagerr Pajen u arrestuan pasi kishin vendosur lendet plasese ne objektivat e perzgjedhur.

Ata kishin ne plan te sulmonin me raketa edhe nje avion ushtarak.

Te kater jane shtetas amerikane te konvertuar ne myslimane.

Ata donin te fillonin luften e shenjte ne Shtetet e Bashkuara, ben te ditur prokurori i ceshtjes.

Te dyshuarit u arrestuan te merkuren fale inflitrimit te nje agjenti te fshehte ne rrethin e tyre.

Top Channel