Rama: Une, kryeministri qe do te punoj ndryshe

20/05/2009 12:45

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate prezantimit te sotem te ekipit garues per zgjedhjet parlamentare, shprehu bindjen se maxhoranca e ardhshme do te krijohet nga forca politike qe ai drejton.

Gjate daljes se tij publike, Rama theksoi se ai do te jete kryeminister i nje lloji te ri, puna e te cilit do te bazohet ne nje forme krejt te vecante.

“Une do te jem kryeministri i ardhshem i nje maxhorance qe ka perpara sfida te medha, por qe eshte e bindur ne punen e perkushtuar per realizimin e te gjitha reformave. Une nuk do te nderpres menjehere kontraten me qytetaret e Tiranes. Per here te pare, ashtu sikurse nuk ka ndodhur kurre ne do te kemi nje menaxhim te mirefillte te punes mes qeverise lokale dhe asaj qendrore”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-se theksoi se nuk sheh te arsyeshme te kandidoje per deputet, pasi nuk mund te pranoje qe te shohe ne parlamentin e ardhshem karrige bosh.

I pyetur per ish-kreun e PS-se, Fatos Nano, Rama u shpreh i keqardhur, pasi pikerisht ky emer i socialisteve i ka kthyer shpinen partise.

Ndersa per lenien jashte liste te Ylli Bufit, Rama shtoi se brenda ekipit ka vetem emra qe sigurojne fitoren.

 
Rama: Ja, ekipi i socialisteve ne zgjedhje
Lista e plote e kandidateve te Partise Socialiste

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama prezantoi ekipin per garues ne zgjedhje.

Duke e cilesuar kete ekip, si me te mirin qe do te perballoje me sukses sfidat ne mandatin e ardhshem, Rama permendi me shifra perfaqesimin e ekonomisteve, juristeve, figurave te njohura te PS-se, perqindjen e larte te grave, duke siguruar se grupi i ardhshem parlamentar do te punoje me shpejtesine e domosdoshme per reformat e thella qe do te ndermerren.

“Kjo eshte nje oferte e shkelqyer qe ka si qellim perballimin e sfidave te medha qe kemi perpara dhe detyrimeve tona ne parlamentin e ri. Ky ekip nuk eshte krijuar rastesisht, po ne te jane caktuar njerez, ku te gjitha komunitetet, grupet e interesit dhe vete PS do te gjejne me se miri veten”, u shpreh Rama.

Top Channel