Miniera e Bulqizes shitet dy here

20/05/2009 16:00

Minatoret e Bulqizes protestojne ndaj lejes qe Ministria e Ekonomise i ka dhene nje firme private per te shfrytezuar galerine nr 33 ne zonen D, e cila i eshte dhene me pare me koncesion firmes ruso-austriake ACR.

Vetem dy dite me pare firma Korabi eshte paraqitur ne zonen D te minieres se kromit ne Bulqize per te germuar ne galerine 33, e cila eshte ne territorin qe i eshte dhene firmes ACR. Kjo ka shqetesuar te gjithe minatoret, te cilet jane te frikesuar jo vetem per vendin e punes por edhe per mungesen e sigurise ne pune.

Federata e sindikatave te punonjesve te industrise akuzon ministrin e Energjitikes, Genc Ruli, per afera korruptive dhe shkelje te ligjit koncesionar.

Fedeta e Sindikatave kerkoi nderhyrjen e shtetit per te anuluar keto leje, duke paralajmeruar deri edhe nisjen e nje greve urie.

Top Channel