Durres, vrasje per pronesi

19/05/2009 17:05

Nje tjeter viktime i eshte shtuar listes se gjate te atyre qe kane humbur jeten per ceshtje pronesie. Kete here viktima ka qene nje 39-vjecar, qe u qellua me arme zjarri dhe gjeti vdekjen.

Viktima eshte shtetasi Agron Bodelli i cili u qellua me arme gjuetie ne zonen e plazhit, pas nje sherri qe kishte me nje person tjeter per nje ndertim ne kete zone.

Ngjarja ndodhi rreth ores 14.00 te se martes dhe ishte pasoje e nje konflikti me fjale, qe me pas degjeneroi deri tek arma e zjarrit. Debati mes viktimes Agron Bodelli dhe autorit Gani Kapiti nisi rreth mesdites, duke qene prezent edhe mjaft deshmitare te tjere.

Pikerisht nga deshmite e ketyre te fundit, rezultoi se autor i krimit eshte Gani Kapiti, qe e qelloi per vdekje me cifte te riun durrsak. Pas identifikimit te autorit, Policia e Durresit nisi kontrollet per te bere te mundur kapjen e tij, ndersa u bllokuan disa prej rrugeve te hyrjes dhe daljes nga zona e plazhit.

Sipas policise, viktima eshte derguar ne spital nga nje makine e rastit, por nuk ka mundur te mberrije pasi nderroi jete gjate rruges. Behet e ditur se konflikti kishte te bente me nje ndertim ne zonen e reres ne plazh.

Top Channel