Rama: Pas 28 qershorit, ndryshime ne gjithe vendin

18/05/2009 15:25

Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, ka peruruar perfundimin e punimeve ne nje rruge ne Bregun e Lumit, ne pjesen verilindore te qytetit te Tiranes.

Rama ka premtuar se ky ndryshim i madh pervec kryeqytetit do te filloje me shpejtesi pas 28 qershorit edhe ne qytete te tjera te vendit.

“Me voten e 28 qershorit, banoret e kryeqytetit ne cdo periferi dhe ne qender do te kene nje bashki dhe qeveri kombetare, qe do t’i ktheje syte nga problemet e tyre ne nje aleance te papare deri me sot. Ne do ta bejme Tiranen evropiane shume shpejt dhe pas Tiranes do te vijne me vrap te gjitha qytetet e vendit”, u shpreh Rama.

Banoret e Bregut te Lumit do te kene tashme nje rruge jo vetem te asfaltuar por edhe te zgjeruar, e te mbjelle me peme ne ane te saj. Gjithashtu eshte ndertuar rrjeti i ri i ujerave te bardha, si dhe eshte ndertuar rrjeti i ndricimit i cili nuk ekzistonte me pare.

Bashkia e Tiranes ka shpenzuar 27.2 milion leke per nderhyrjet ne kete segment rrugor i cili para fillimit te punimeve ndodhej ne gjendje mjaft te amortizuar.

Top Channel