Elektrifikohet tuneli i Kalimashit

17/05/2009 10:50

Punimet ne linjen e tensionit te larte nga nenstacioni i Kalimashit deri te tuneli i autostrades, kane bere qe rajoni i Kukesit te mbetet pa drita dje paradite.

Nje muaj me pare, ne daljen e tunelit, ka nisur ndertimi i nenstacionit elektrik dhe i linjes se tensionit te larte 110 kV per furnizim te sigurt dhe permanent me energji elektrike te tunelit me dy galeri, si pjese e autostrades Durres-Kukes-Prishtine. Linja e tensionit te larte eshte marre nga nenstacioni aktual i Kalimashit 8 kilometra larg dhe ku eshte ndertuar linja me 27 shtylla metalike rreth 30 metra te larta.

Projekti i linjes se ketij nenstacioni, qe ka kushtuar rreth gjysme milioni dollare, eshte testuar dje paradite, ku me kete rast eshte lene pa energji i gjithe Rrethi i Kukesit per rreth pese ore. Mendohet se pas nje jave do te takohen dy kahet e tunelit, moment i cili do te shenoje fillimin e nje epoke te re te infrastruktures ne vend.

Top Channel