PS, dyshime per zgjedhjet

15/05/2009 14:55

Partia Socialiste hedh dyshime te forta mbi zgjedhjet e 28 qershorit dhe akuzon qeverine se po mundohet te perserise manipulimet e vitit 1996.

Sekretari per ceshtjet elektorale ne Partine Socialiste, Kastriot Islami ka akuzuar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per njeanshmeri politike, sidomos pas letres qe kreu i tij i ka derguar kryetares se misionit te vezhguesve te ODIHR, Glover, ku i kerkonte doreheqjen.

“Letra derguar nga Ristani, ne emer te KQZ-se demonstron qarte qendrimin e njeanshem dhe partiak te kreut te KQZ-se dhe te nje personi krejtesisht nen tutelen e Berishes. Nese vazhdohet keshtu, ky organ nuk mund te jete nje institucion garant per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme”, u shpreh Islami.

Nje tjeter problem qe ndikon ne standardin e ketyre zgjedhjeve, per socialistet eshte edhe pajisja e shtetasve me leternjoftime.

“Ne 16 rrethe, situate ne aplikimet eshte shume prapa dhe jo me e larte se 30 perqind”, theksoi Islami.

Ceshtja e kartave te identitetit prej muajsh eshte shnderruar ne nje debat politik mes shumices dhe opozites.

Top Channel