Beteja e 28 qershorit, gati koalicionet

15/05/2009 19:35

Ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve jane rregjistruar per te marre pjese ne zgjedhjet e 28 qershorit 45 subjekte politike.

Prej tyre, 34 subjekte do te futen ne gare te grupuara ne kater koalicione. Rregjistrimi i koalicioneve te premten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jep me ne fund nje panorame zyrtare te aleancave politike.

Koalicioni me me shume parti eshte ai i Partise Demokratike. Prej ketyre 17 partive, vetem 5 jane parti parlamentare.

Aleanca Demokratike e Neritan Cekes dhe agraret e Lufter Xhuvelit, ia detyrojne deputetet e tyre aleances me 2005-en me socialistet.

Pervec shume partive me emra spektakolare dhe pa asnje ndikim si “Forca Albania” apo “Ora e Shqiperise”, bie ne sy se ne kete koalicion eshte rreshtuar ne minute te fundit edhe partia e Gaqo Apostolit, edhe ky dikur nje politikan qe reklamohej majtas, si bashkepunetor i ngushte i Skender Gjinushit.

Burime per Top Channel pohojne se zoti Apostoli i eshte afruar Berishes pas refuzimit kategorik te grupimit kryesor te majte, per ta pasur ne gjirin e tij: shprehur me konkretisht nga Skender Gjinushi.

Ne kete koalicion te qendres se djathte eshte edhe Nikolle Lesi i Levizjes Demokristiane, i veteshpallur kritik i qeverive.

Ne kampin e djathte eshte regjistruar nje tjeter koalicion, me 6 parti, ku vetem njera, Partia Demokristiane e zotit Ndoka, eshte parti parlamentare.

Ne kampin e majte, Ilir Meta kryeson nje koalicion po prej 6 partish, me dy parti me perfaqesim parlamentar, sepse kryetari i PSV 91, Petro Koci, ishte deri vone deputet i PS-se.

Mbetet koalicioni i udhehequr nga socialistet, me i vogli me numer partish 5, por 4 nga te cilat jane parti parlamentare.

Nje koalicion i forcuar nga rreshtimi i PBDNJ-se, qe mendohet se do t’i sjelle koalicionit votat e minoriteteve si dhe do te levize balancen e votave ne shume qarqe elektorale.

Ne koalicion ben pjese edhe formacioni me i ri ne vend, te cilin te gjitha sondazhet e deritanishme e nxjerrin pas 28 qershorit si partine e katert ne vend, ai i kryesuar nga Erion Veliaj.

Pas mbarimit te mandatit ligjor per rregjistrimin e koalicioneve, mbeten jashte tyre 11 parti te tjera, qe jane rregjistruar ne KQZ si subjekte per zgjedhjet e ardhshme.

Ato do te konkurojne vetem, si per shembull partia “Drejtesi dhe Ligj” e Spartak Ngjeles.

Top Channel