Rama: Berisha shtoi analfabetizmin

14/05/2009 15:55

Nga Rrogozhina nje nga qytetet me te varfra te vendit kryesocialisti, Edi Rama, sulmoi kryeministrin Berisha si dhe ka folur per ate cka do te bejne socialistet pas 28 qershorit.

Rama tha se programi i socialisteve hartuar nga eksperte vendas dhe te huaj, ka zgjidhje konkrete per zhvillimin e vendit.

Ai atakoi kryeministrin Berisha per demagogji dhe padituri ne lidhje me ate cka ofron qeveria e tij per femijet. Dhenia e librave me skemen jo funksionale te rimbursimit tha Rama ka bere qe te shtohet analfabetizmi dhe numri i atyre qe braktisin shkollen per shkak te pamundesise per te blere libra.

“Eshte tronditese qe kryeministri i vendit ne fund te mandatit te tij nuk e dinte qe abetaret dhe librat e shkolles ua shiste femijeve, e te varferit nuk mundnin dot t’i blinin”, tha Rama.

Kreu socialist tha nder te tjera se qeverisja socialiste pas 28 qershorit do te jete prane njerezve duke marre vendime ne konsultim me grupet e interesit por edhe me njerezit ne cdo cep te vendit.

“Berisha qeverise vetem per nje pakice njerezish duke u nisur nga interesat e familjes se tij dhe duke mos pare interesat e familjes se madhe shqiptare. Ju dhe te gjithe shqiptrret qe duan ndryshimin, duhet te votoni me 28 qershor”, u shpreh Rama.

Me pas, duke takuar banore te Rrogozhines kryesocialisti i kerkoi te gjithe bashkebiseduesve qe te pajisen me kartat e identitetit. Vota juaj, tha Rama, eshte shume e rendesishme per te sjelle ndryshimin e pritur prej 18 vjetesh.

Top Channel