Peqin, vritet duke luajtur me cifte 15 vjecari

14/05/2009 17:25

Nje 15 vjecar nga rrethi i Peqinit ka humbur jeten pasditen e sotme pasi eshte vrare aksidentalisht teksa luante me nje cifte.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave ngjarja ka ndodhur ne fshatin Dranga.

Sipas burimeve, 15 vjecari, emri i te cilit nuk behet i ditur, eshte qelluar aksidentalisht nga nje shoku i tij qe po mbante ne dore armen e zjarrit.

Burimet shtojne me tej se ne vendngjarje kane mberritur agjentet e kriminalistikes, te cilet po marrin ne pyetje bashkemoshatarin e viktimes.

Top Channel