Has, tentojne te grabisin banken, nje i plagosur

14/05/2009 13:05

Tre persona me arme dhe maska tentojne grabitjen e filialit te nje banke ne Has, duke shkaktuar plagosjen e nje punonjesi te sigurise.

I lenduari Fadil Lushi eshte derguar ne spital dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Sipas informacioneve te fundit ka qene nderhyrja ne kohe e policise qe shmangu vjedhjen e parave nga banka, nderkohe qe autoret kane mundur te largohen ne drejtim te paditur.

Blute e zones kane ngritur postoblloqe dhe kane nisur kerkime per gjetjen e tyre.

Top Channel