Shkarkohet drejtori i burgut te Rrogozhines

13/05/2009 12:55

Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj shkarkoi sot nga detyra drejtorin e burgut te Rrogozhines, pas skandalit te publikuar ne “Fiks Fare” per afera korruptive.

Shkarkimi i drejtorit, u be pasi nje grup kontrolli verifikoi denoncimin e “Fiks-it”.

Ne emisionin e transmetuar dy dite me pare, dukej qarte shoferi i drejtorit te burgut, i cili negocionte per te siguruar leje per te burgosurit ne kembim te parave.

Gjate nje kamera te fshehte shoferi kerkoi nje tarife prej 100 euro per cdo dite te lejes se te burgosurit. Shifra prej 500 eurosh e ka nxjerre nga burgu te denuarin me leje pese ditore vetem per pak ore, ne nje kohe rekord.

Shoferi i drejtorit pranon se parate i ka per shefin e tij, duke dhene shenja se kjo afere kishte kohe qe zhvillohej ne kete burg.

Top Channel