Grantet, Berisha: Kritere te ndryshme aplikimi

13/05/2009 15:45

Kryeministri Sali Berisha eshte fokusuar gjate mbledhjes se qeverise tek bujqesia, ulja e varferise dhe lista e re e rimbursimit te barnave.

Duke e cilesuar si mjaft pozitive rritjen e numrit te fermereve qe kane aplikuar per mbeshtetje nga granti i qeverise, kryeministri u fokusua tek ajo qe e quajti ethet e ullirit. Zoti Berisha theksoi gjithashtu se per zona te ndryshme te vendit duhet te aplikohen dhe kerkohen skema dhe kritere te ndryshme.

“Per zonen verilindore dhe juglindore, per zonen nga Delvina deri ne Dukagjin, do te perpunohen kritere te reja. Sigurisht qe do te synohet fusha e prodhimeve, por per kete zone, nuk mund te jene te vlefshme kriteret e Myzeqese, te Lezhes, Shkodres apo Korçes, per kete zone ne duhet te pershtasim kritere te tjera, rigorozisht te bazuara ne projekte”, u shpreh Berisha.

Tekstet falas per te varferit

Ne kuader te luftes ndaj varferise te skajshme, qeveria ka vendosur dhenien e teksteve shkollore falas per te gjitha familjet qe jetojne me ndihme ekonomike.

“Ne japim 150 milione euro ndihme sociale. Ne e kemi mbidyfishuar kete fond, ka qene 7 miliarde, e kemi bere 15 miliarde, pa llogaritur aspekte te tjera te ndihmes per kete kategori. Por absolutisht ka defekte shume serioze ne skemen e shperndarjes. Ne rast se ky fond nuk mjafton, kjo qeveri eshte e gatshme te vendose te tjera. Por kjoqeveri nuk mund te beje asnje hap perpara pa nje rishqyrtim te transparences dhe ndershmerise se aplikimit te kesaj skeme”, u shpreh Berisha.

Qeveria ka miratuar gjithashtu listen e re te barnave te rimbursueshme. Sipas kryeministrit me shtimin e rreth 70 medikamenteve te reja kjo liste shnderrohet ne me te gjeren te miratuar ndonjehere nga qeverite e deritanishme.

Top Channel