Autizmi, alarm ne Shqiperi

13/05/2009 16:15

Alarmi i autizmit tek femijet po rritet edhe ne Shqiperi. Autizmi eshte paaftesi zhvilluese  ne trurin e femijeve,  e cila  ndikon ne komunikimin e tyre dhe ne sjelljen e tyre.

Ata nuk afrohen me njerezit dhe nuk kuptojne shprehjet emocionale, veprimet e tyre apo shpesh here edhe tingujt.

“Numri i femijeve eshte i madh. Ka nje numer faktoresh qe sjellin kete rritje te femijeve me kete semundje”, thote zevendesdrejtori i QSUT-se, Ariel Como.

Kjo semundje shfaqet tek femijet dy deri ne tre vjec dhe nese kapet ne kohe aq me shume mundesi ka qe ata te ndihmohen.

Per shfaqjen e autizmit tek femijet ndikojne nje sere faktoresh qe lidhen me trurin e tij gjate apo pas lindjes.

Zonja Liri Berisha e cila drejton fondacionin “Per Femijet, Sebashku”  me perfaqesues te nje shoqate amerikane per autizmin kane diskutuar me ministren e Shendetesise, Anila Godo ne lidhje me projektet e perbashketa ne ndihme te femijeve autiste.

Top Channel