“Eshtrat”, kercenohet denoncuesi

11/05/2009 11:55

Prokurori i Gjirokastres, Alfred Saliu, thote per Top Channel se ceshtja e eshtrave te Kosines ishte mbyllur dy vjet me pare.

Prokuroria e cila kishte bllokuar eshtrat e zhvarrosura si prove materiale ia rikthehu komunes se Kosines per te bere rivarrimin e tyre.

Eshtrat jane hequr ne keto varre tre vjet me pare por nuk jane rikthyer me prane vendit ku preheshin, prane mureve te kishes se Kosines. Me urdher te kryetarit te komunes Thoma Puriqi, ato jane vendosur ne kete ndertese te gjitha se bashku.

I kontaktuar me telefon kryekomunari Thoma Puriqi, deklaroi se kjo eshte nje histori e vjeter tashme qe s’duhet hapur. Nderkohe mesohet se personi qe denoncoi i pari skandalin e zhvarrimit te eshtrave ne Kosine per t’i rivarrosur me pas si ushtare greke, eshte kercenuar serish.

Altin Ballabani tha per Top Channel se kercenimi i ka ardhur nga kryetari i komunes si dhe persona me uniforme policie. Altin Ballabani, i cili punonte gjate zhvarimit zbuloi per Top Channel 3 vjet me pare se eshtrat e te moshuarve qe kishin nderruar jete prej shume kohesh po zhvaroseshin dhe po beheshin gati per t’u vendosur ne arkivole me emra te ushtareve greke qe humben jeten gjate luftes italo-greke.

Top Channel