Kongresi, Milo: Fiton e majta

10/05/2009 17:55

Kreu i Partise Demokracia Sociale u shpreh i sigurte se koalicioni i majte i udhehequr nga Partia Socialiste do te fitoje zgjedhjet e 28 qershorit, duke i dhene fund asaj qe ai e quajti epoka e politikave te deshtuara symbol i se ciles, tha Milo, eshte kryeministri Sali Berisha.

“Ky eshte koalicioni i fitores, i qeverisjes se ardhme te Shqiperise, i vlerave me te mira te perfaqesuara sot. I bindur ne fitore ju uroj suksese dhe pune te mbare”, deklaroi Milo.

Gjate kongresit te PDS-se pershendeti edhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama qe e vuri theksin tek ajo qe e quajti ndertimi i nje te ardhme te re ku ne qender te politikes do te jene qytetaret dhe jo pushtetaret.

“Shqiperia e Sali Berishes eshte nje vend i ndare me gjuhen e urrejtjes ne emer te se shkuares. Shqiperia jone eshte nje atdhe ku politika bashkon dhe qytetaret fitojne”, deklaroi Rama.

Sipas tij, koalicioni qe udhehiqet prej PS do te garantoje pas 28 qershorit ate qeverisje te cilen shqiptaret po e presin prej me shume se 18 vitesh.

“Zgjedhjet e 28 qershorit jane zgjedhje mes nje Shqiperie qe kemi 18 vjet qe jetojme dhe nje Shqiperie qe kemi 18 vjet qe e presim. Dhe ne kete beteje do ta fitojme duke u ndare nga e shkuara”, theksoi Rama.

Top Channel