Durres, studentet prekin token

10/05/2009 17:35

Trageti me 153 studente shqiptare qe qendruan per tre dite te bllokuar ne portin e Triestes eshte kthyer ne mesdite ne portin e Durresit.

Ndryshe nga sa u tha ne fillim, ku destinacion i tyre ishte Sllovenia, studentet ishin nisur per nje ekskursion ne France dhe Spanje, por u bllokuan ne brigjet italiane pasi vizat e tyre u anuluan nga ambasada hungareze teksa ishin ne lundrim.

“Na i kane anuluar vizat pa pike arsye. Te pakten te na i kishin anuluar para se te niseshim. Konsulli qe erdhi tek ne na tha se jam i pafuqishem dhe nuk mund te bente asgje”, tha nje prej studenteve.

Ambasada hungareze u shpreh se kishte konktaktuar me hotelet qe kishin anuluar akomodimin e tyre.

Ndersa autoritetet italiane pretendojne se 20 nga 170 studentet kishin parregullsi ne dokumentacion duke i nderprere ne mes udhetimin 170 studenteve.

“Te rrine 170 veta ne traget eshte nje persekutim. Ata kane jetuar kater dite me shpenzimet e tyre dhe vetem dje u ka dhene trageti italian ushqime gratis”, tha nje tjeter pasagjer i tragetit.

Pasi kane mberritur ne portin e Durresit, studentet kane pritur per dy ore te merrnin pasaportat, me pas 50 prej tyre jane shoqeruar per ne komisariatin e portit per t’iu nenshtruar nje verifikimi te detajuar te dokumentave pasi dyshohej qe ata nuk ishin studente.

Udhetimi i 153 studenteve nisi te enjten dhe vetem te dielen ata kane shkelur ne toke, pasi per afro 4 dite kane qendruar ne det.

Top Channel