Scheffer: Aleanca e hapur per te gjithe

08/05/2009 11:20

Nis takimi i ministrave te Puneve te Jashtme te Komisionit te Partneritetit ne kuader te kryesimit nga Shqiperia te Kartes se Adriatikut A5.

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, i cili ndodhet i pranishem ne takim, iu drejtua pjesemarresve me nje fjalim pershendetes.

“Menyra e anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO ka qene model. Aleanca eshte e hapur per te gjithe, pasi ne nuk perjashtojme askend”, u shpreh Scheffer, i cili vleresoi marredheniet e mira me vendet e Ballkanit.

Pas pjesemarrjes ne takimin e A5, Scheffer do te zhvilloje takime me personalitete te shtetit shqiptar.

Top Channel