PS mbledh Asamblene Kombetare

08/05/2009 10:45

Mblidhet Asambleja Kombetare e Partise Socialiste, e cila ka si detyre kryesore thirrjen e kongresit elektoral.

Punimet e saj nisen me nje minute heshtje ne nderim te deputetit te vrare, Fatmir Xhindi.

Kryetari i PS, Edi Rama, tha ne fjalen e tij se ne me pak se dy muaj PS, do te percjelle ne cdo cep te vendit mesazhin e shpreses dhe se synon gjithashtu qe ky mesazh me 28 qershor te perkthehet ne vote per forcen politike qe ai drejton.

xhenda e asamblese eshte mjaft e ngjeshur, nderkohe mesohet se anetaret do te miratojne edhe sloganin e fushates elektorale te 28 qershorit “Politika e re per ndryshim”.

Pjese e punimeve te mbledhjes se sotme jane kriteret qe duhet te permbushin kandidatet per deputete. Deri me tani mesohet se parimet e pergjithshme jane ato qe kandidatet duhet te kene mbaruar arsimin e larte, integritet moral e politik, te gezojne besueshmeri ne zone etj. Tjeter pike e axhendes jene kriteret e marreveshjes me partite e tjera qe pritet te nenshkruhen diten e hene. Bashkeqeverisje, programe te njejta, qendrime politike te njejta, lufte kunder fenomeneve negative etj., jane disa prej kritereve ku do te bazohet ky koalicion.

Top Channel