Vrasja e deputetit, asnje rezultat nga hetimet

07/05/2009 15:25

Kreret me te larte te grupit hetimor qe po perpiqet te zbardhe vrasjen e deputetit, Fatmir Xhindi, ka zhvilluar per mese tre ore rresht nje mbledhje sekrete ne Prokurorine e Krimeve te Renda per analizimin e informacioneve te marra nga agjentet.

Zevendesdrejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Agron Kuliqi, drejtori kunder Krimeve te Renda dhe Krimit te Organizuar, Nikolin Bala dhe drejtori i policise se Fierit, Shemsi Prenci jane takuar me prokuroret e Krimeve te Renda te kesaj ceshtjeje mes te cileve Kosta Beluri, Ardian Nezha, Adnan Xholi dhe Besnik Muca, por qe nuk ka munguar edhe kryeprokurori i Krimeve te Renda, Olsian Cela.

Ne diten e peste te hetimeve per te cilat thuhet se po vijojne intensivisht, zyrtarisht nuk ka asnje te dhene se cilat jane pistat e hetimit me afer te vertetes. Ndersa jo zyrtarisht perflitet per mundesine e identifikimit te autorit, drejtori i policise se Fierit deklaroi se ende nuk ka emra konkrete per kete ngjarje te rende.

Dhjetera persona po shoqerohen qe prej mbremjes se krimit ne komisariatin e Fierit per t’u marre ne pyetje, kryesisht banore te vendlindjes se deputetit, fshati Kurjan, por edhe nga Roskoveci si dhe qyteti i Fierit.

Laboratori i kriminalistikes ka kthyer pergjigjen per mungese gjurmesh ne nje pako aspirine te gjetur ne vendngjarje dhe ne nje qese plasmasi.

Top Channel