Topi: Mbeshtetje sektoreve qe punesojne te varferit

06/05/2009 14:55

Kreu i shtetit ka kerkuar qe jo vetem qeveria, por edhe partneret sociale te saj te marrin masa per mbrojtjen e qytetareve nga kriza ekonomike, qe ka prekur disa sektore ne Shqiperi. (UPDATE)

“Te merren masa per punesimin e rinise dhe grave, duke i kushtuar rendesi te madhe nxitjes se bizneseve qe punesojne nje numer te larte grash”, u shpreh Topi.

Drejtori i Organizates Nderkombetare te Punes per Europen Qendrore dhe Lindore, Mark Levin kerkoi te behet kujdes ne trajtimin e krizes, pasi shume familje shkojne ne nivelin ekonomik te mbijeteses.

“Kriza ne bote ka shkaktuar humbjen e rreth 50 milione vendeve pune dhe do te ishte e pamundur te besonim qe ketu nuk do te kete humbje te vendeve te punes. Theksi i punes sone duhet te vihet ne disa ceshtje si ruajtja e te drejtave njerezore, pasi sa here ka krize ato cenohen. Duhet te tregohet nje kujdes ne zhvillimin sektorit te kredive, dhenies se kredive te vogla dhe te te medha do te sillte nje rivitalizim te ekonomise dhe rritjen e vendeve te punes. Qeveria duhet t’i kushtoje vemendje skemave te asistences sociale sepse shume familje futen ne rrethin e mbijeteses, ato duhet te trajtohen specifikisht per te dale nga mbijetesa”, Mark Levin.

Sipas perfaqesuesve te ILO-s, ulja e eksperteve te vendit por edhe e remitancave nga emigrantet jane treguesit e nje krize ekonomike ne vendin tone.

Top Channel