Kredia, replika mes qeverise dhe opozites

06/05/2009 15:10

Kredia tregtare me interes 11.3 per qind, qe qeveria mori dy dite me pare, ka ndezur edhe nje here polemiken mes eksperteve me te larte te qeverise dhe opozites mbi implikimet qe ajo mund te kete ne ekonomine e vendit.

“Keto kredi te renda do te paguhen nga taksa-paguesit shqiptare. Nese vazhdohet kjo politike fiskale, vendi ne te ardhmen shkon drejt nje situate shume me te rende”, u shpreh deputeti socialist, Arben Malaj.

Por ministri i Financave Ridvan Bode, e konsideron sukses per Shqiperine marrjen e kesaj kredie.

“Kredia eshte marre me normat me te uleta, nderkohe qe vende te tjera nuk kane arritur ta marrin dot. Eshte nje besim qe iu dha qeverise shqiptare”, u shpreh Bode.

Ministri jep arsyet se pse qeveria mori kete kredi me interesin me te larte ne historine e financave shqiptare.

“Eshte nje injektim qe i behet tregut.Kredia perben garanci per stabilitetin e kursit te kembimit, duke furnizuar tregun me likuiditet”, u shpreh Bode.

Pjesa me e madhe e kesaj kredie do te perdoret per te paguar punimet e rruges Durres-Kukes, fatura e se ciles, sipas opozites eshte e mjafte rende.

“Nese qeveria pretendon se kostoja totale e ketij segmenti eshte rreth 650 milione euro, 75% e kesaj rruge nuk eshte ndertuar me para te mbledhura nga buxheti, por me borxh ne rritje dhe me kosto te rende per taksapaguesit shqiptare.
Shume abuzues eshte fakti qe rreth 53 lek ne 100 leke te ketij borxhi nuk shkojne per te financuar rrugen, por per normat e larta te fitimeve te kompanive ndertuese dhe financuese”, theksoi Malaj.

Kredia prej 250 milione euro u kontraktua nga dy banka te huaja private, gjermania Deutche Bank dhe grekja Alfa Bank.

Top Channel