Itali, arrestohen tre shqiptare, iu gjet 80 kg heroine

06/05/2009 10:55

Tre shqiptare u arrestuan ne Milano te Italise, pasi nga kontrolli i ushtruar ne apartamentin e tyre, karabinieret gjeten 80 kilograme heroine.

Ne shtepine e shqiptareve, sipas mediave italiane, u gjeten edhe 100 kilograme perzieresh droge.

Karabinieret sekuestruan dokumenta, ku figuronin bilancet e regjistruara nga te ardhurat e droges. Nuk dihet nese shqiptaret kishin bashkepunetore te tjere, nderkohe qe kane nisur hetimet per te zbuluar origjinen dhe destinacionin e lendes narkotike.

Top Channel