Kryeministri Sali Berisha, duke inauguruar nje rruge te re qe lidh Durresin me Porto Romanon i ftoi shqiptaret te votojne alternativen e Partise Demokratike, te cilen e vleresoi si alternativa e rritjes se mireqenies dhe dinjitetit te shqiptareve.
“Te punojme te gjithe se bashku, te kerkojme voten e shqiptareve se anetaresimi ne NATO eshte ndryshim, se dyfishimi i pensioneve eshte ndryshim, se aplikimi per statusin e kandidatit eshte ndryshim. Te gjithe ata qe kerkojne kete ndryshim, te votojne per ne dhe te bindin te tjeret se ndryshimi jemi ne, se ne po ndryshojme Shqiperine”, ka deklaruar Berisha.
Kryeministri i shpalli lufte me zero tolerance varferise, duke premtuar se rritja e metejshme e pagave dhe pensioneve dhe punesimi i qytetareve do te jene dy prej pikave kryesore te programit ne mandatin e dyte qeverises.
Top Channel