Xhindi, fshataret tregojne momentet para vrasjes

03/05/2009 20:05

Deputeti Xhindi ka qene ne fshatin e tij te lindjes Kurjan para se t’i drejtohej shtepise ku e priste vrasesi.

Banore te fshatit tregojne se per here te fundit e kane takuar deputetin ndersa kishte punuar ne token e tij dhe me pas kishte pire edhe kafe ne nje lokal ne fshat.

“Punoi token, ishte vetem”, deklaron shkurt nje prej banoreve. Ndersa nje tjeter tregon se si Xhindi vajti nga parcela e tij per te pire kafe i qete ne nje lokal.

“Cdo te shtune e te diele ai vinte tek prona e tij, mbillte ullinj e pjeshke. Ai e ka ruajtur token e tij. Pastaj erdhi tek lokali, ku e takova. Une isha i zene me pune dhe nuk ndenja me te, por per sa e pashe nuk mu duk i shqetesuar”, rrefehet fshatari.

Top Channel