Vrasja e deputetit, 10 persona shoqerohen ne polici

03/05/2009 09:30

Pavaresisht angazhimit te policise dhe gjithe strukturave te rendit, ende nuk ka nje piste te qarte hetimi rreth motiveve te ekzekutimit te deputetit socialist Fatmir Xhindi.

Eksperte te kriminalistikes, prokurore dhe agjente te policise jane rikthyer ne Roskovec per veprime hetimore. Ata kane konstatuar prishje te vendit te ngjarjes, pasi familjaret zhvendosen trupin per ta transportuar ne spitalin e Fierit, po keshtu edhe automjetin e tij. Deputeti eshte ekzekutuar ne nje prite ne hyrje te shtepise se tij dykateshe.

Agjentet e policise mendojne se ai eshte qelluar nga nje largesi 2 metra, ku vrasesit e kane pritur perballe hyrjes dhe pas ekzekutimit mendohet te jene larguar ne nje rrugice. Nuk dihet ende sa persona kane kryer krimin.

Ekspertet kane filmuar gezhojat, qe kane arritur deri ne dritaret e shtepise se deputetit. Qe prej mbremjes se djeshme policia ushtroi kontrolle ne fshatin e lindjes se Xhindit, Kurjan, si dhe ne Roskovec. 10 persona qe kane qene shoqeruesit e deputetit, ose qe kane pire kafe me te oret e fundit te jetes, jane shoqeruar ne polici. Por uniformat blu jane teper te rezervuara per te dhene informacione rreth deshmive te tyre, qe konsiderohen sekrete.

Trupi i deputetit u transportua mengjesin e sotem nga morgu i spitalit te Fierit ne banesen e tij, ku do t’i kryhen nderimet e fundit. Grupe njerezish po bejne homazhe ne shtepine e tij dhe te vellait, qe eshte hapur per mortin.

Familjaret refuzuan qe homazhet te beheshin ne Kuvend dhe ato po kryhen ne banesen e tij ne Roskovec. Lamtumira e fundit do t’i jepet deputetit ne fshatin e tij te lindjes, Kurjan, ne oren 15.00.

Top Channel