Meksika: Bota te na trajtoje drejt

03/05/2009 09:55

Meksika ka kerkuar qe bota te trajtoje drejt shtetasit dhe produktet e saj, ne nje kohe kur zyrtare te shendetesise kane njoftuar se perhapja e gripit te derrave mund te stabilizohet.

Ministrat kane permendur ndalimet e fluturimeve drejt Meksikes nga disa vende, si dhe nderprerjen e eksportit te mishit te derrit. 19 persona kane vdekur nga semundja ne Meksike, ndersa ajo eshte shtrire ne 18 vende.

Ministri i Shendetesise, Jose Angel Cordova tha se numri i rasteve te perhapjes se virusit ka rene, po keshtu edhe niveli i vdekshmerise. 

Top Channel