Albume te vjetra per perfitime te reja

01/05/2009 18:25

“Albume te vjetra per perfitime te reja”. Keshtu e titullon nje artikull revista amerikane “Times” qe analizon fenomenin e shitjeve te albumeve klasike edhe ne kohet moderne, cka sjell perfitime te medha per boset e shtepive me te njohura diskografike ne bote.

Lista eshte e gjate por nje shembull konkret jane grupi Pearl Jam. Shtepia diskografike Sony ka hedhur ne treg nje koleksion te grupit me lider Eddie Vedder. Gjate javes se pare albumi eshte shitur ne 55 mije kopje, 10 mije prej te cilave ne prerjen 199 dollare. “Ne kete kohe krize duhet te mendojme per dicka domethenese, duke nisur nga nje CD te cilen duhet ta ilustrojme me efekte moderne”, shprehet menaxheri i kompanise, Adam Block.

Ne projektet e kompanise jane edhe grupi Genesis, ndersa prej disa javesh, Prince eshte rishfaqur me albumin legjendar “21 Nights Opus” me nje sasi te limituar kopjesh prej 2100 dollaresh secila ku jane dokumentuar 21 koncertet e dy viteve me pare ne Londer. Por lista nuk perfundon ketu, pasi nga pluhuri i harreses jane shkundur edhe Be¬astie Boys me tre albume, Bob Dylan, Black Sabbath, Lenny Kravitz e shume te tjere.

Por pjesa me e rendesishme nuk ka ardhur ende, pasi shume shpejt do te shohim ne tregjet muzikore edhe permbledhjet me te mira te Rolling Stones e Beatles. Dyshja Jagger-Richards ka ridimasterizuar te gjithe albumet dhe qe prej javes se ardhshme do hedhin ne treg kater tituj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA