Policia do ktheje bizhute e Rihannes

30/04/2009 11:05

Policia ne Los Anxhelos ka vendosur t’i ktheje Rihannes bizhuterite, qe ishin sekuestruar ne cilesine e proves naten e incidentit me ish-te dashurin, Chris Brown.

Avokati i kengetares tha se policia do t’i fotografonte dhe do t’ua kthente ato, argjendareve qe ia huazuan Rihannes.

Bizhute qendronin ne zyra qe prej mbremjes se ceremonise se cmimeve Grammy, kur Brown dhunoi te dashuren dhe perfundoi ne polici. Bizhuterite ishin nje pale vathe me gure te bardhe, si dhe tre unaza. Vlera e tyre eshte 1 milion dollare.

Top Channel