Madonna surprizon Guy, do mbaje femijet per 3 muaj

30/04/2009 11:40

Madonna dhe Guy Ritchie kane arritur me ne fund nje armepushim, persa i perket ceshtjes se femijeve. Kengetarja e ka lejuar ish-bashkeshortin te kujdeset per femijet e tyre per tre muaj.

Guy do te mbaje djalin 8-vjecar Rocco dhe djalin tjeter te adoptuar ne Malavi, David Banda, 4 vjec, gjate muajve te veres, ndersa mbreteresha e popit do te jete e angazhuar ne nje turne europian.

Surpriza per regjisorin vjen disa jave pasi Madonna fitoi nje te drejte, qe djemte te kene SHBA-ne shtepine e tyre te perhershme.  

“Guy eshte shume i lumtur dhe pret me padurim t’i kete femijet per tre muaj te plote. Ai eshte cuditur me bujarine e Madonnes”, tha nje burim. 40-vjecari po rinovon shtepine ne Wiltshire qe dikur e ndante me ish-gruan, ne pritje te mberritjes ne qershor te Rocco dhe David.

Top Channel