Zbulohen flamujt e pare shqiptare te anijeve tregtare

28/04/2009 02:35

“Nje telegram shteti” i germuar ne arkivat e qeverise austriake ne Trieste, i 14 qershorit 1913, hedhe drite mbi fakte te reja te simboleve tona.

Shenimi flet per flamujt e pare te anijeve tregtare shqiptare te cilat lundronin ne ujerat e Budves.

Pikerisht ish-ushtaraku italian Paolo Muner, eshte ai qe u perball me keto fakte e duke hulumtuar ne keto arkiva, ka arritur t’i permbledhe ne nje liber te titulluar “Histori shkodrane”.

Libri qe iu prezantua publikut shqiptar, permban dokumenta dhe fakte te panjohura me pare edhe nga historianet tane.

“Ne vitin 1913 vetem pak muaj pas shpalljes se pavaresise, ndeshemi me faktin se flamuri shqiptar kishte nisur te perballej me boten ne nje kohe kur pertej Shqiperise nuk dihej ende se si ishte kompozuar. Pyeta historianet per te vertetuar kete fakt e me thane se ka nje liber te shkruar nga etnologu Rrok Zojsit te shkruar per nje flamur, por qe ishte e disa muajve me vone”, eshte shprehur Muner.

Keshtu qe italiani Muner rezulton te kete bere nje zbulim te pare e teper te rendesishem jo vetem per Shqiperine, por edhe ne arenen nderkombetare.

Ky botim vjen ne italisht dhe ne shqip i perkthyer nga Albana Nexhipi.

Top Channel