OBSH: Virusi i derrave mund te godase kudo

28/04/2009 01:20

Numri dy i Organizates Boterore te Shendetesise, Keiji Fukuda ka deklaruar se asnje vend i botes nuk mund te konsiderohet i paprekshem nga virusi A/H1N1, i njohur si virusi i derrave.

Ne Evrope tashme jane regjistruar tre raste, dy ne Skoci dhe nje ne Spanje.

Epidemia ka shkaktuar deri tani 149 te vdekur ne Meksike dhe 40 raste te infektimit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Top Channel