Tirane, Karamanis takon Topin e Ramen

27/04/2009 19:45

Kryeministri Karamanlis eshte pritur edhe nga presidenti i Republikes, Bamir Topi ne mjediset e Pallatit te Brigadave.

Presidenti i Republikes vleresoi si shume te mira marredheniet e gjithanshme qe ekzistojne mes dy vendeve dhe popujve tane dhe shprehu bindjen se edhe kjo vizite dhe bisedimet qe po zhvillohen me kete rast, do t’u sherbejne konsolidimit dhe thellimit te metejshem te ketyre marredhenieve.

Nga ana e tij, kryeministri Karamanlis shprehu “kenaqesine qe po viziton Shqiperine mike”, duke nenvizuar “perparimin e madh te bere gjate viteve te fundit, si persa u perket marredhenieve dypaleshe, ashtu edhe zgjerimit te bashkepunimit mes dy vendeve tona”.

Kryeministri grek u prit edhe kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama, ne zyren e ketij te fundit.

Top Channel