Komisioni “Rama”, Shehi: I paligjshem

27/04/2009 22:20

“Komisioni ‘Rama’ nuk ka asnje vlere dhe eshte i paligjshem”.

Keshtu eshte shprehur kryetari i LZHK-se, Dashamir Shehi ne emisionin “Shqip”, ne Top Channel, duke folur per komisionin parlamentar e ngritur nga mazhoranca per hetimin e menyres se dhenies se lejeve te ndertimit nga Bashkia e Tiranes.

Ndersa per sekretarin e pergjithshem te PBDNJ-se, Leonard Solis, komisioni eshte ngritur thjesht per qellime elektorale.

“Komisioni hetimor parlamentar nga nje instrument i domosdoshem kontrollues eshte kthyer e nje instrument qesharak dhe behet per te perfolur nje njeri. Pavaresisht sec mund te kete, besojme se ky komision ka qellim te paster elektoral”, eshte shprehur Solis.

Top Channel