Rama: Mungesa e shpreses largon te rinjte

24/04/2009 15:15

Turi i kryetarit te opozites, per prezantimin e programit qeverises, ne kete fushate parazgjedhore, u ndal ne qytetin e Fushe Arrezit.

Duke u ndalur ne problematiken e zones zoti Rama tha se banoret jane ndeshur ketu, me masakren qe i eshte bere nder vite pasurise se perbashket pyjeve perreth, duke prishur ekosistemin dhe te ardhmen e vendit.

Kryetari socialist tha se programi qeverises parashikon mundesi qe pasurite e perbashketa te kthehen ne mireqenie per te gjithe.

“Ne do te marrim te gjitha masat dhe do te bejme gjithcka me mish dhe me shpirt qe ta ndalim kete shkaterrim. Duhet qe pasurite tona te perbashketa t’i veme ne funksion”, u shpreh Rama.

Kryetari socialist, Edi Rama, preku dhe nje fenomen tjeter ne zonen e Fushe -Arrezit, ate te largimit masiv te te rinjve ne emigracion, pasi nuk gjejne asnje motiv per jetuar me pune ne vendin e tyre.

PS tha ai do te beje te pamunduren qe te gjithe te jetojne ne token e te pareve te tyre, me pune te ndershme.

“Nuk ka arsye qe ne t’i shohim me zili fqinjet tane dhe te shohim nga qielli dhe te mos marrim pergjigje nderkohe qe kemi nje vend te cilin duhet ta kthejme ne vendin e mireqenies sone te perbashket”, u shpreh Rama.

Zoti Rama iu drejtua banoreve ne qytetin e vogel te Fushe -Arrezit me kete apel.

“Une jam ketu qe te mos kemi edhe kater vjet te tjera dhe se bashku te tranformojme Shqiperine”, theksoi Rama.

Top Channel