Kartat, PS braktis kuvendin

23/04/2009 15:35

Debatet per leternjoftimet e reja perfshijne edhe kuvendin. Deputetet socialiste braktisen sallen, pas replikave te ashpra dhe deklaruan se nuk do te kthehen me ne seancat plenare, derisa te zgjidhet ceshtja e kartave. (UPDATE)

Nderkohe kreret e dy grupeve me te medha parlamentare dhane deklaratat e tyre per ceshtjen e kartave.

“Rama eshte duke kerkuar nje karte per ta patur si justifikim per humbjen e zgjedhjeve. PS po kerkon nje karte per te firmosur paraprakisht, po kete qellim nuk ka per ta realizuar kurre”, u shpreh kryetari i deputeteve demokrate, Astrit Patozi.

Ndersa kryetarja e deputeteve socialiste, Valentina Leskaj, deklaroi se Berisha ka mundesine te jape proven e pare, si kryeminister i nje vendi anetar te NATO-s, ndaj duhet t’i lehtesoje qytetaret per te votuar.

“PS eshte me e interesuar se se kurre qe te zgjidhe problemin e kartave dhe eshte e vendosur te kerkoje deri ne fund zhvillimin e votimeve dhe te mos lejoje shkeljen e tyre”, u shpreh Leskaj.

Kryetarja e grupit kuvendor socialist bashke me pak deputete te tjere qendroi per pak minuta ne parlament dhe doli prej andej duke iu bashkuar kolegeve te saj, te cilet do te bojkotojne seancat kuvendore derisa ceshtja e kartave te zgjidhet.

Komision hetimor ndaj Rames

Mazhoranca nderkohe miratoi komisionin hetimor parlamentar ndaj Edi Rames per ceshtjen e lejeve te ndertimit ne bashkine e Tiranes.

Po ashtu deputetet votuan edhe per heqjen e imunitetit te deputetit te LSI-se, Nikollaq Neranxi.

Para votimit, vete Neranxi e cilesoi kete akt, si sulm me qellime te pastra politike.

“Kjo kerkese e ardhur nga prokuroria eshte ideuar dhe vene ne levizje per qellime te pastra politike”, u shpreh Neranxi.

Deputeti i LSI-se theksoi se gjate gjithe punes se tij ka deshmuar qendrese morale dhe ka kundershtuar hapur dhe fuqishem, ‘xhuvelizmin’, kryebashkiakun e Himares dhe cdo proces me prapavije te dyshimte.

Top Channel