Rakipi: Prokuroria, e vetme dhe nen presion

22/04/2009 18:15

Ish-prokurori i pergjithshem Arben Rakipi, duke komentuar punen e prokurorise ne ceshtjet me te bujshme ne vend, ka nenvizuar se institucioni i akuzes ka pergjegjesi per zvarritjen e hetimeve, por ka theksuar gjithashtu se eshte ne nje pozicion ku te gjithe faktoret qe marrin pjese ne loje i ka kunder.

“Ajo qe mund te ngarkoje me pergjegjesi prokurorine eshte nje lloj zvarritjeje e hetimit, qe ka rendesine e saj. Por aktoret qe marrin pjese ne kete loje jane te gjithe kunder prokurorise. I humburi merr edhe pasojat ne kete rast, por eshte humbje e pandershme”, ka pohuar Rakipi ne nje interviste per VOA.

Ish-kryeprokurori ka vleresuar gjithashtu se ne ceshtje te tilla, si per shembull ajo per rrugen Durres-Kukes, presioni ndaj prokurorise eshte i madh.

“Presioni ndaj prokurorise eshte shume i madh dhe eshte mjaft e veshtire per te manovruar i vetem ne kete situate”, ka shtuar Rakipi.

Top Channel