Ish ministri francez: Shqiperia pjese e krizes

22/04/2009 19:55

Ish ministri i Ekonomise Franceze ne kohen e presidentit Zhak Shirak, Fransis Mer, ne nje interviste per Top Channel thote se situata aktuale ekonomike ne Shqiperi duket e veshtire dhe ndoshta do te vazhdoje te jete keshtu dhe ne vitet e ardhshme.

“Nuk pretendoj ta njoh Shqiperine, por situata eshte serioze dhe vitet e ardhshme do te jene te veshtire per Shqiperine”, thekson ai. Ne vijim Mer shton: “Duhet thene se Shqiperia eshte pjese e Europes, me avantazhe te pakontestueshme gjeografike ne raport me tregjet europiane, por ka nje nivel jetese aktualisht te ulet dhe e vetmja menyre per te rritur nivelin e jeteses ne nje zhvillim te hapur me pjesen tjeter te botes  eshte qe ajo te mund te eksportoje dicka, jo detyrimisht krahun e punes, por ndoshta kapacitetin e saj per punen, duke u shnderruar ne nje atelje te Europes. Mendoj se ne kete drejtim ka nje zgjidhje te forte dhe te qendrueshme per te kapur ate nivel te jeteses qe karakterizon vendet europiane e qe duhet te jete i mundshem edhe per Shqiperine”.

Ne vijim, ish ministri ka dhene sinjale pesimiste ne lidhje me investimet e mundshme franceze ne vendin tone. “Investuesit franceze kane mundesi te zbulojne boten dhe sigurisht qe Shqiperia ekziston, ka 3 mln banore dhe eshte afer me Francen, por per fat te keq ajo ka nje imazh ne France qe rrjedh nga e shkuara e saj. Eshte urgjente per shqiptaret ta ndryshojne kete opinion nese deshirojne qe investuesit franceze por edhe europiane te zbulojne mundesite qe ka Shqiperia, qe investuesit europiane te vijne te bejne biznes, pra te krijojne vende pune per shqiptaret”, perfundon ai.  
 

Top Channel