Berisha: Vizita ne Kine, shume e suksesshme

22/04/2009 18:55

Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur pasditen e sotme nje konference per shtyp mbi viziten e tij ne Kine, duke e vleresuar ate me nota shume pozitive.

Gjate fjalimit te tij, kryeministri ka vleresuar miqesine me vendin aziatik si dhe ka vleresuar ndihmat qe ai ka dhene per Shqiperine.

“Gjeta tek presidenti dhe kryeministri kinez miqesine tradicionale. Kina i dha Shqiperise ndihma shume te medha ne uzina, fabrika, grure, ushqime, si dhe ne llojet e tjera. Me ndihmat kineze, ne uzinat dhe fabrikat qe u ndertuan ne disa qytete te vendit u punesuan mijera shqiptare”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri ka vleresuar se, sot Kina dhe Shqiperia kane marrdhenie te reja, ndryshe nga ato te viteve me pare gjate regjimit komunist.

“Kina sot eshte fuqia e trete boterore ekonomike, ndersa Shqiperia eshte dhjetra here larg mjerimit dhe varferise qe erdhen nga diktatura. Ndaj, sot marredheniet mes vendeve tona zhvillohen ne nje baze krejtesisht te re”, ka pohuar Berisha.

Me tej kryeministri ka shtuar se ka shfrytezuar me se miri takimet e tij me homologun kinez, presidentin e ketij vendi, si dhe me perfaqesuesit e kompanive te medha kineze, te cilat sipas tij kane shprehur interes te vecante per te investuar ne Shqiperi.

Top Channel