Aksion kunder pikave te paligjshme te gazit

22/04/2009 20:15

Pas incidenteve qe jane shoqeruar jo pak here me humbje te jeteve te njerezve, apo deme materiale, qeveria shqiptare ka nisur nje aksion per mbylljen e pikave te gazit, te cilat nuk plotesojne masat e sigurise.

Aksioni eshte lancuar nga zevendesministri i Ekonomise Alibali dhe ai i Brendshem, Strazimiri dhe ka nisur menjehere ne Tirane e qytete te tjera te vendit.

“Eshte konstatuar se procesi i kalimit te gazit nga bombola ne bombol eshte i pasigurte, se nuk ka asnje element sigurie, se kryhet ne prani te qytetareve dhe se personeli qe e ben kete eshte i pakualifikuar. Gjithashtu, jane identifikuar lidhje te paligjshme te autogazeve, qe klasifikohen me rrezikshmeri te nivelit te trete dhe qe duhet te mbyllen”, ka deklaruar zevendesministri Alibali.

Top Channel