Kumbaro gjen avokatet mbrojtes

21/04/2009 10:05

Gati nje muaj pasi Gjykata e Londres dha vendim per te ekstraduar ne Shqiperi Ilir Kumbaron ne llogari te procesit te hapur te Krimet e Renda, i pandehuri dergon ne kete gjykate dy avokate per ta mbrojur ate.

Me nje prokure te posacme te firmosur nga i biri Ervin Kumbaro , dy avokatet qe do te jene perfaqesuesit e tij ligjore, jane Bledar Fejzi dhe Vojo Bregu.

Dy avokatet i paraqiten prokuren e firmosur gjykates duke shkaktuar keshtu edhe perjashtimin nga mbrojtja te avokatit te caktuar kryesisht, gjate kohes qe ne Angli po behej beteja nese i arrestuari qe pretendonte se ishte Shaqa Shatri ishte apo jo ish-SHIK-asi, Ilir Kumbaro.

Por sapo gjykata londineze shpalli se ne fakt personi i arrestuar nuk ishte askush tjeter pervecse Kumbaro, ketij te fundit i eshte dashur te heqe dore nga indiferenca ndaj procesit qe po zhvillohet ne Shqiperi dhe te gjeje avokatet e tij.

Top Channel