Kine, Berisha takon Wen Jibao

21/04/2009 19:50

Kryeministri Sali Berisha i ka dhene fund vizites zyrtare ne Kine duke i marre homologut te tij Wen Jibao premtimin per akordimin e kredive te buta ne realizimin e projekteve te infrastruktures dhe teknologjise se informacionit.

Pervec kesaj eshte firmosur edhe marreveshja me ane te se ciles Kina i jep nje ndihme prej rreth 2 milione dollaresh Shqiperise.

Por per kryeministrin Berisha, per te cilin kjo eshte hera e trete brenda 9 muajsh qe takon kryeministrin kinez, e rendesishme eshte ardhja e investitoreve te medhenj kineze ne Shqiperi.

“Biznesi kinez do kete mbeshtetjen e qeverise kineze per te investuar ne Shqiperi dhe kjo eshte cka Shqiperia ka nevoje. Kryeministri kinez me premtoi se do inkurajoje bizneset per te investuar ne Shqiperi”, ka deklaruar Berisha.

Persa i perket pjeses politike te takimit me kryeministrin Wen Jibao, pala shqiptare nuk ka asnje hezitim per linjen e saj zyrtare te politikes se jashtme ne lidhje me Kinen, edhe pse shteti me te drejte vetoje ne Keshillin e Sigurimit, nuk ka ne axhende njohjen e pavaresise se Kosoves.

“Diskutuam per ceshtjen e Kosoves, ku qeveria kineze ka nje qendrim te njohur. Por ne kemi dialog konstant me Kinen. Ne mbeshtesim bashkimin e saj me Tajvanin dhe jemi kunder atyre qe vene ne dyshim stabilitetin e ketij vendi te madh”, ka pohuar Berisha.

Top Channel