Atentat per pronat ne Shkozet, vriten dy persona

20/04/2009 08:05

Dy te vdekur dhe nje i plagosur ne Shkozet te Durresit per pronen. Nje konflikt per nje cope toke eshte kthyer ne krim te rende mes dy familjeve.

Ngjarja e rende ndodhi pasditen e vone te se dieles, prane mbikalimit te Shkozetit ne superstrade. Sadik Laze, 27 vjec eshte viktima rastesore e ketij konflikti, ndersa nen shenjester jane vene dy vellezerit Shaban dhe Ilaridin Karabrahimi.

I riu Laze raportohet te kete qene duke kaluar rastesisht ne vendin e krimit kur plumbat i kane marre jeten. Dy vellezerit e plagosur jane derguar ne spitalin e Durresit, ku Shabani ka vdekur si pasoje e plageve te marra. Autori eshte identifikuar dhe ndaluar pak caste pas krimit. Ai eshte Kujtim Hasani, 38 vjeç. Ne oret e vona te nates ndaj tij eshte marre masa e arrestit per vrasje me paramendim dhe armembajtje pa leje.

150 metra katrore toke ne ane te rruges u kthyen ne molle sherri mes dy familjeve te ardhura perkatesisht nga Golloborda e Dibres dhe Tropoja. Hasani ka qelluar me bresheri automatiku mbi dy vellezerit qe ishin shfaqur ne token e pretenduar prej te dyja paleve.

Top Channel