Lejet e ndertimit, PD akuzon Ramen

17/04/2009 19:40

Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi ka akuzuar kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama per korrupsion me lejet e ndertimit.

“Vetem ne mbledhjen e fundit te KRRT jane dhene 18 leje ndertimi qe kalojne per nje studio te vetme. Qeveria paguan nje kredi per planin urbanistik te Tiranes, i cili ka mbetur peng per shkak te lejeve te ndertimit”, ka deklaruar Olldashi.

Disa deputete te Partise Demokratike kane njoftuar se do iniciojne krijimin e nje komisioni hetimor, i cili do te hetoje pasojat qe sipas tyre ka sjelle vonesa e miratimit te planit urbanistik.

Por ndaj ketyre akuzave ka reaguar nenkryetari i bashkise Eduard Shalsi, qe i ka quajtur ato si shpifjet e radhes.

“Tregtaret e shpifjeve nxorren ne pazarin e piset te politikes se vjeter tezgen e komisionit hetimor. Qellimi dihet, te baltosim suksesin e bashkise se Tiranes. Te hedhim balte ndaj njeriut qe s’e mundin dot me ide dhe alternativa”, ka pohuar Shalsi.

Top Channel