Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers ka deklaruar se sistemi gjyqesor duhet te punoje i pavarur dhe larg presioneve politike.
Sipas kryediplomatit amerikan, pavaresia e gjyqesorit eshte themeli i demokracise se nje vendi.
“Sistemi gjyqesor te kete mundesine te punoje i pavaruar nga presionet politike dhe duhet t’i jepet hapesire te beje punen e tij ne perputhje me dispozitat e ligjit dhe te jete larg nderhyrjeve politike”, eshte shprehur Withers ne “Top Story”.
“Nje sistem gjyqesor i pavarur ku prokuroreve u lejohet te hetojne kudo ku te cojne provat pa sulme politike eshte dicka thelbesore qe ne fund te fitoje drejtesia. Vetem ne kete menyre shoqeria mund te permbushe standardet e jetes demokratike. Ne besojme se nje gjyqesor i pavarur eshte themeli i evolucionit te demokracise ne vend”, theksoi ambasadori amerikan.
Top Channel