Rama takon ish-ushtaraket

15/04/2009 19:35

Kryetari i opozites Edi Rama ne nje takim te posacem me anetare te shoqates si ish-ushtarakeve ne lirim premtoi se nese socialistet vijne ne pushtet pas zgjedhjeve te 28 qershorit, do t’u jape atyre te gjithe te drejtat qe meritojne ne baze te statusit.

Zoti Rama tha se kryeministri Berisha nuk zbatoi asnje ligj per ish-ushtaraket dhe per me teper shkeli dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese.

“Ju sot mund te deshmoni se me shume sesa ekonomia juaj familjare, e vene ne veshtiresi nga moszbatimi i ligjit, eshte cenuar dinjiteti juaj personal dhe familjar, te cilin ne do ta veme ne vend”, ka pohuar Rama.

Por zoti Rama nenvizoi se dinjiteti i Forcave te Armatosura u meperkemb akoma me shume pas shperthimit te vullkanit te korrupsionit ne Gerdec, sic e quajti ai ngjarjen e rende ku humben jeten 26 shtetas dhe u demtuan mijera te tjere.

“Fakte te reja po dalin perdite nga kanali i korrupsionit qe lidh Berishen me Gerdecin. Perfshirja e keshilltarit te Berishes ne kete ngjarje nuk mund te mbulohet me balten ndaj bashkise se Tiranes. Eshte koha qe Berisha te jape sqarime”, ka theksuar Rama.

Shefi i opozites tha se qeveria socialiste pas 28 qershorit, nese PS vjen ne pushtet, do t’u jape ushtarakeve pensionet dhe gjithe te drejtat qe burojne nga ligji per statusin e ish-ushtarakut.

“Une jam ketu per t’iu thene se ne nuk e diskutojme vendimin e Gjykates Kushtetuese ndaj grupit tuaj te interesit”, ka shtuar Rama.

Nje nga elementet e rendesishem qe PS mendon te perfshije ne kuadrin e reformimit dhe perafrimit te strukturave te Ministrise se Mbrojtjes eshte dhe respektimi i statusit te nepunesit civil per punonjesit civile te kesaj ministrie, per t’i mbrojtur ata, sic tha zoti Rama, nga cdo levizje dhe konjukture politike.

Top Channel